Ja kush janë 5 shqiptarët e Gjelbër në zgjedhjet e Gjenevës

Janë të shumtë qytetarët zvicerane me origjinë shqiptare që kurrë nuk kanë votuar në jetën e tyre para se të shkelin tokën e Federatës Helvetike.

Edhe më të shumtë janë ata që të kenë mundur të dëgjojnë më parë se në Zvicër ekziston një parti politike e pavarur që nuk i bashkohet asnjë tendence politike tradicionale.

E kjo është, Partia ekologjike "Të Gjelbrit" që ka lindur gati në po të njëjtën kohë kur edhe në tokën e Federatës Helvetike lind gjenerata e dytë e shqiptarëve të Ballkanit. Vizioni ekologjik që kjo parti mbron që prej 30 vitesh në kantonin e Gjenevës imponohet sot si një dëshmi e patjetërsueshme.

Fëmijët shqiptarë që ishin fare të vegjël dikur, apo ata që lindën dhe u rritën në shoqërinë shumëkulturore të Gjenevës, që prej 30 vitesh, tani qytetarë përgjegjës dhe plot kurajo gjenden të angazhuar për ndryshime të reja dhe përforcimin e vlerave demokratike të shtetit të tyre. Në partinë ekologjike "Të Gjelbrit" në Gjenevë sot kemi zviceranë e zvicerane me origjinë shqiptare të cilët theksojnë të vetmin motiv parësor të angazhimit të tyre qëllimet që ka kjo parti të shprehura në artikullin 3 të statutit të saj.

Ajo tenton të hapë në një rreth më të gjerë të popullatës njohuritë mbi ekologjinë si një lloj i ri i shoqërisë njerëzore.

SHKARKO APP