Ja monstra e ISIS-it, njihuni me “Buldozerin”
Ai është një bishë që peshon 127 kilogramë dhe ka fituar famë mes radhëve të Shtetit Islamik.
Ekstremisti obez, i njohur si Buldozeri, u ka prerë kokën shumë burrave të armatosur, si dhe ka masakruar fëmijë duke u prerë gjymtyrët.
Ai është pjesë e një grupi që njihet si “Komiteti i copëtimit”.
Njësoj si xhihadisti Xhon, edhe Buldozeri mban maskë.
Javën e shkuar, një 14-vjeçar sirian tregoi se si ekstremisti i shëndoshë i kishte prerë dorën pse kishte refuzuar që të bashkohej me Shtetin Islamik.
Omar tha se Buldozeri mblodhi një tufë fëmijësh që të shihnin gjithçka.
Imazhet e para të Buldozerit u publikuan në qershor të vitit të shkuar.
Ai mbante një mitroloz Browning me vete.
Një armë e tillë peshon 52kg dhe zakonisht montohet mbi makina të blinduara, tanke apo edhe struktura të fiksuara.