Ja pse burrat e martuar “ua dredhin” grave me femra të tjera

Ndonjëherë vjen në pikë kur martesa nuk ecën dhe femrat fillojnë shqetësohen për indiferencën që po ndjejnë në ajër nga ana e bashkëshortëve të tyre.

Sipas ekspertëve rezulton se meshkujt, që i ka zënë rutina me martesën e tyre, po e gjejnë argëtimin e momentit në rrjetet sociale.

Se pse bashkëshorti mund të jetë duke “kullosor” virtualisht diku tjetër mund të ndikojnë disa arsye:

Kërkojnë për dashurinë

Në këto raste, duke qenë se jetojnë çdo ditë më një femër në shtëpi, seksi nuk është edhe aq i rëndësishëm, por mund të jenë duke kërkuar për romancë. Këta meshkuj dëshirojnë dikë që t’i dërgojë mesazhe ku t’i tregojnë dashurinë që ndjejnë për ta. Në shumicën e rasteve rezulton se shkak është mungesa e vëmendjes nga ana e partneres.

Kërkojnë biseda erotike

Mendohet se meshkujt e martuar kërkojnë biseda erotike me femra të tjera online pasi duan të admirohen nga dikush tjetër për pjesën e seksit. Sipas ekspertëve, ka pasur raste kur ata kanë një jetë të rregullt në çift, por ndërkohë që janë më partneren e tyre i shkruajnë personit që flasin online. Në shumicën e rasteve, nuk takohen me atë që flasin, por çdo gjë është në imagjinatën e tyre.

Dëshira për t’u larguar nga rutina e lidhjes

Monotonia e përditshme në lidhje i ka shtyrë disa meshkuj , sidomos ata që nuk parapëlqejnë të shtrohen, të kërkojnë të komunikojnë me një femër tjetër online. Ata zgjedhin mënyrën më të lehtë, nga telefoni i tyre, pa u lodhur fare për t’u hequr dikush që nuk janë dhe askush mos t’i zbulojë.

SHKARKO APP