Ja pse tatuazhet me ngjyra janë të dëmshme për shëndetin

Boja nuk është e vetmja gjë që mbetet në lëkurën tuaj kur bëni tatuazhe.

Rezultatet e nxjerra nga një studim i realizuar së fundmi tregojnë se grimca të vogla metalike nga gjilpëra hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike.

Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Grenoble, Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, të cilët bëhen shkak edhe për alergji, derdhen gjilpërat e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar.

Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra si blu, jeshile dhe e kuqe.

Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë pse disa njerëz kanë reaksione ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve potencialisht toksik të derdhur në tatuazhe.

Deri pak vite më parë besohej se shkaku i reaksioneve ishte boja, por tani është zbuluar se kjo ndodh më shumë tek tatuazhet të cilat kanë ngjyra të çelëta.

SHKARKO APP