Ja rëndësia e eklipsit diellor që do shihet të premten

Një pastor dhe autor i shumë shkrimeve ka paralajmëruar botën për rëndësinë e eklipsit diellor të premten. Ai pretendon se ky mund të jetë një mesazh nga Zoti, si dhe një shenjë për Fundin e Botës.

Pastori Mark Blitz ka thënë se koha dhe vendi nga ku eklipsi do të jetë i dukshëm kanë një kuptim të rëndësishëm.

Blitz ka cituar një traditë çifute, në të cilat eklipset konsiderohen si paralajmërime të Perëndisë ndaj johebrenjve, si dhe shenjë e "gjykimit mbi kombet". “Kur shikojmë se si do të shfaqet errësira, do të jetë në vendet veriore evropiane si Anglia dhe Suedia, ku ne shohim rritjen e islamit dhe ndjenjat anti-izraelite”, citohet të ketë thënë Blitz në një artikull të botuar në World Net Daily (WD).

Pastori gjithashtu e sheh kohën e eklipsit diellor si të rëndësishme, sepse kjo ndodh vetëm dy javë para se Hëna (e tretë) e Përgjakshme, që pritet të ndodhë më 4 prill, në festën hebrenjeve të Pashkëve.

SHKARKO APP