Ja se si të verifikoni nëse një fotografi është “fake”

Imazhet në internet mund të kenë një efekt të fuqishëm në atë se si njerëzit e shohin botën, veçanërisht kur ndahen gjerësisht në rrjete sociale.

Ato mund të përdoren si propagandë, të ndikojnë në karrierë, në opinionin publik  si dhe të frymëzojnë veprime drastike.

Pra, përpara se të ndani një imazh, është e rëndësishme të vërtetoni fotografitë e gjetura në internet.

WikiTribune foli për disa ekspertë të verifikimit të imazhit dhe ka krijuar këtë udhëzues në mënyrë që të mos bini pre e imazheve “fake”.

  1. Gjeni imazhin

Mënyra më e lehtë për të verifikuar një imazh është të bëni një kërkim të kundërt të imazhit në Google (ky mjet funksionon më mirë për imazhet nga artikujt dhe postimet e blog) duke bërë “copy” dhe “paste” URL aty.

Duke ndryshuar parametrat e kërkimit te “më i vjetër” ose duke shtypur fjalë specifike që lidhen me ngjarjen e përshkruar në mënyrë të dukshme, mund të gjeni figurën në një lajm të mirënjohur ose në faqen e internetit të agjensisë së fotografive, ashtu si fotografia e Bushit më sipër. Pasi të ndodhë kjo ju mund të jeni të sigurt nëse imazhi është i vërtetë.

  1. Nuk mund ta gjeni imazhin?

Provoni të ngushtoni kërkimin tuaj sipas datës. Nëse ende nuk mund të gjeni figurën, provoni drejtimin e një kërkimi të kundërt të imazhit në TinEye ose Yandex.

  1. Imazhi im ka një titull tjetër që i ndryshon kontekstin

Titulli origjinal për një imazh mund të ndryshohet në versionet e mëvonshme, por kuptimi nuk duhet të ndryshojë. Dikush mund të shkruajë qëllimisht një titull krejtësisht të ri për të ndryshuar kuptimin e imazhit dhe ta përdorë atë për të prodhuar një histori të bërë. Kjo është mënyra se si lajmet e rreme fillojnë. Shikoni shembullin se si një fotografi e Donald Trump shtrirë në dysheme, pasi mori pjesë në një ndeshje wrestling, është përdorur për tregime të ndryshme të rreme, të tilla si ai ataku  në zemër apo që po vritet.

  1. Imazhi im nuk është i njëjti me origjinalin

Nëse e keni gjetur imazhin në një agjenci lajmesh ose fotografish, por versioni juaj duket paksa i ndryshëm, atëherë mund të jetë i redaktuar. Vazhdoni me kërkimin tuaj por  vendosni kushte të ndryshme kërkimi. Normalisht ju do të gjeni se kur imazhi origjinal është  ndryshuar për herë të parë.

Ju gjithashtu mund të shihni nëse diçka është ndryshuar në mënyrë digjitale duke përdorur Izitru. Përdoruesit me përvojë më teknike duhet të provojnë FotoForensics.

  1. Po videot?

Nëse dëshironi të hetoni një video, ju mund të bëni fotografi individuale dhe t’i drejtoheni kërkimit të kundërt të imazhit. Megjithatë, kjo është harxhim i madh kohe dhe nuk ka asnjë garanci se fotografitë e veçanta do të gjenden. YouTube Dataviewer, nga grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, nxjerr katër thumbnails nga çdo video në YouTube dhe ju lejon të bëni një kërkim të kundërt të imazhit shumë më të shpejtë.

SHKARKO APP