Ja si festohet në Itali ditëlindja e Hilterit

Adolf Hitleri një prej diktatorëve më të mëdhenj ka lindur në 20 prill të vitit 1989. Që prej kësaj date kanë kanë kaluar 126 vite dhe përveç tmerreve të shkaktuara nga ky njeri që me çmendurinë e tij vrau miliona njerëz në mbarë botën dhe shkatërroi thuajse në themel të gjithë Europën, sot ka njerëz nostalgjikë që data 20 prill u duket një event për t’u festuar. 
Në Itali, grupet neonaziste organizojnë për të tretin vit radhazi në qytetin e Varese-s një koncert festiv për nder të lindjes së Adolf Hitler.
Pjesë e festimeve pritet të jenë grupet neonaziste nga mbarë Italia dhe më gjerë. Rritja e vazhdueshme e këtyre grupeve është shqetësuese dhe për këtë ka ndihmuar edhe kriza ekonomike që ka përfshirë Europën si dhe dyndjet masive të refugjatëve që kanë rritur ksenofobinë.

SHKARKO APP