Japoni, deflinët dhe pinguinët në akuariume shfaqje online për fëmijët

Delfinët dhe pinguinët në disa akuariume në Japoni dhuruan shfaqje speciale për fëmijët dhe familjet të cilët qëndruan në shtëpi gjatë festës së “javës së artë” për shkak të situatës së pandemisë.

Spektakli është mundur të ndiqet vetëm online pasi Parqet Yokohama Hakkeijima Sea Paradise dhe Maxell Aqua Park Shinagaëa janë të mbyllura për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme mbarëkombëtare.

Gjithçka është shfaqur në rrjetet sociale në mënyrë që çdokush të kishte mundësinë për ti ndjekur pa qenë nevoja të dali jashtë banesës dhe pa kufij.

“Pothuajse të gjithë janë duke qëndruar në shtëpi pavarësisht nga moti i mirë. Ne po e bëjmë këtë me shpresën se njerëzit mund ë shohin diçka tipike për Parajsën e Detit dhe gjithashtu bukurinë e kafshëve”.

Në Yokohama, interpretuesit e detit si delfinët e deri te balenat e belugës zhvilluan shfaqje akrobatike.

Në Tokio dy pinguina u shfaqën në një skenë të zbukuruar me lule qershie të realizuara nga projeksioni.

Realizime të ndryshme argëtuese për publikun po zhvillohen kudo me shpresen se pas kësaj mbylljeje të gjatë për të gjithë globin do të rilindë një jetë e re plot ngjyra.

SHKARKO APP