Java nis negativisht për të gjitha valutat e huaja, forcohet monedha vendase

Monedha evropiane e ka nisur javën në rënie duke u blerë sot me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë krahasuar me javën e kaluar, referuar tregut valutor vendas.

Ndërkaq Dollari amerikan ka shënuar një zbritje të konsiderueshme prej 0.8 pikë në raport me periudhën e 29 qershor – 03 korrik, duke u blerë sot me 109.6 lekë dhe duke u shitur me 110.6 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një dobësim të vlerës prej 0.6 pikë nga java e shkuar duke u blerë sot me 136.4 lekë dhe duke u shitur me 137.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane është dobësuar këtë të hënë me 0.3 pikë krahasuar me javën që lamë pas duke u blerë sot me 115.6 lekë dhe duke u shitur me 116.6 lekë. /SCAN

SHKARKO APP