Je fëmija i parë, i dytë apo i tretë në familje? Ja tipi yt

Fëmija i parë
Sipas dr.Kevin Leman, psikolog dhe autori i librave “Libri i renditjes së lindjes” dhe “Avantazhi i të qënit fëmija i parë”, fëmijët e parë kanë tendencën të arrijnë objektivat, janë studentë të shkëlqyer, dhe arrijnë të fitojnë pozicionin e liderit. Shumë prej presidentëve të SHBA-së, për shembull, kanë pasur rolin e vëllait të madh. “Ata janë standard referimi për të tjerët”, thotë dr. Leman. Por fëmija i parë është edhe konformist, sipas një studimi të 2009, publikuar në gazetën Child Development. Konformizmi shërben për të kënaqur prindërit. “Përgjegjësia, konkurrenca, konservatizmi janë karakteristika të tjera tipike, ndërsa fëmijët më të vegjël kërkojnë, në të kundërt, të krijojnë hapësirë nëpërmjet rebelimit”, thonë psikologët belg Vassilis Saroglou dhe Laure Fiasse, autor të një studimi të publikuar në Personality and Individual Differences.

Fëmija i vogël
Nga fëmijët më të mëdhenj ai cilësohet si i përkëdheluri i shtëpisë. Më kreativ, rebelues, gjithmonë në kërkim të vëmendjes. Dhe arsyeja është tek qëndrimi i ndryshuar i prindërve, të cilët pas eksperiencës së krijuar me fëmijët, ndihen më të qetë dhe më tolerantë. “Fëmijët e vegjël janë shpesh manipulues, shitës të shkëlqyer. Mësojnë t’ia hedhin paq, pa u lagur dhe të mashtrojnë të tjerët”, shpjegon dr. Leman. Megjithatë, thekson ai, kjo nuk do të thotë se ata kanë tendencën më të madhe drejt kriminalitetit, siç keqkuptohet gjithmonë nga njerëzit.

Fëmija i mesëm
Ai është më paqësori i shtëpisë. Fëmija i mesëm dallohet në përgjithësi si një individ mjaft i pëlqyer. Besnik në marrëdhënie, sillet njësoj si me fëmijët dhe me të moshuarit, dhe është social. Përveç kësaj, pasi është mes një fëmije më të madh dhe më të vogël, fëmija i mesëm është një negociator i madh dhe bisedon për të gjetur një kompromis, shpjegon dr. Leman. Vështirë për ta zbutur, por ka avantazhin e të besuarit në vlerat e miqësisë.

SHKARKO APP