“Jemi kthyer nga muaji i mjaltit dhe bashkëshorti refuzon marrëdhënien seksuale”

Çdo ditë, çiftet përballen me probleme të ndryshme që nuk arrijnë ti gjejnë zgjidhje. Një grua e sapomartuar ka shprehur shqetësimin e saj për eksperten E.Jean rreth situatës me bashkëshortin e saj, i cili refuzon marrëdhënien seksuale dhe shkakton debat për gjënë më të vogël.

Letra e vajzës: Kanë kaluar gati dy muaj që kur jemi kthyer nga muaji i mjaltit dhe bashkëshorti im refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale me mua. Mu deshën javë ta kuptoja këtë gjë dhe bëra një koment para gjithë familjes së tij duke thënë me shaka se ai nuk bën ushtrime nëpër shtëpi. Ai donte të diskutonte për këtë situatë, por unë u largova. Ne kishim planifikuar të bënim një fëmijë pasi jemi të dy 38 vjeç, por tani jam në dyshime nëse unë dua të jem gruaja e dikujt që mban sekrete, shkakton konflikte dhe luan lojëra në një marrëdhënie kaq të rëndësishme.

Përgjigja e ekspertes: Kërkoji atij falje. Ai është i papjekur. Ai është i habitur. Mendonte se martesa ishte një fundjavë e gjatë por papritmas zbuloi se duhet të bëjë babain e një fëmije dhe të hedhë mbeturinat. Por ai është i papjekur dhe ju duhet ta mësoni. Ekziston një rregull. Mos diskutoni kurrë me partnerin për punët. Kjo gjë vret erotizmin. Merr me qira një student që të pastron shtëpinë dy herë në javë dhe porosit shampanjë. Martesa duhet të jetë kënaqësi. Fal dhe vazhdo.

SHKARKO APP