Jezusi qe i martuar dhe kishte një djalë?!
Jezusi ka qenë i martuar madje ka patur edhe një djalë.
Kështu deklaron një gjeolog izraelit, teksa shton se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur teoritë e tij.
Sipas gjeologut, Jezusi nuk ka fluturuar në qiell, por u varros në një varr familjar së bashku me Marinë dhe vëllezërit e tij.
Gjeologu izraelit, Arye Shimron, thotë se ka kryer më shumë se 150 testime në atë që ai e konsideron si varrezën familjare të Jezusit.
Ai ka gjetur në varrin e përbashkët eshtra të vëllezërve të Jezusit, vetë atij, si dhe një arkivol misterioz me mbishkrimin “Juda, djali i Jezusit”.
Zbulimet u bënë në varrezën Talpiot, e cila është zbuluar fillimisht në vitin 1980.
Autori i kërkimeve tha se është në dijeni që këto kërkime mund të përmbysin gjithë besimin që ekziston lidhur me largimin e Krishtit, por thotë se ato që ka gjetur, janë përtej asaj që ai besonte se do të gjente.