Jo kartë krediti, tani me skanim të dorës

Amazon ka nisur testimin e një mënyre të re pagese në supermarketet “Whole Foods” në Shtetet e Bashkuara.  Sipas “New York Times”, skanimi i dorës për të realizuar blerje ka filluar tashmë të përdoret në zyrat e Amazon-ës. Punonjësit shfrytëzojnë teknologjinë biometrike për të blerë nga makinetat pije freskuese, patatina, biskota etj.

Ndryshe nga skanuesit e gjurmëve të gishtërinjve që gjenden sot në pajisjet e lëvizshme, sistemi i ri i pagesave i Amazon i koduar Orville nuk iu kërkon klientëve të prekin sipërfaqen e skanimit. Ai përdor vizionin kompjuterik dhe thellësinë gjeometrike për të identifikuar formën dhe madhësinë e secilës dorë që skanon, përpara se t’i kalojë blerjet në kartën e kreditit të blerësit.

Skanuesit e duarve do të lidhen me llogaritë e klientëve në Amazon Prime në mënyrë që ata të përdorin kartat e kreditit ose të debitit, të cilat janë tashmë të skeduara. Sistemi i pagesave mund ta përpunojë transaksionin brenda 300 milisekondash. Krahasuar me të, transaksionet normale të kartave zgjasin rreth 3 apo 4 sekonda.

SHKARKO APP