Jo vetëm alkooli, edhe kjo ëmbëlsirë mund t’ju nxjerrë pozitiv në timon

Nuk është e thënë që të keni konsumuar vetëm alkool që testi t’ju dalë mbi normën e lejuar.

Një studim i ri ka treguar që duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ëmbëlsirat që konsumoni, veçanërisht nëse planifikoni që më pas t’i jepni makinës.

Janë një numër i caktuar kekësh që përmbajnë alkool në përbërjen e tyre, aq sa mjafton për të të vënë mbi kufirin e lejuar të testit që kryhet nga policia rrugore.

Hulumtimi tregon se ëmbëlsira popullore italiane “tiramisu”, përmban zakonisht dy lugë raki, nganjëherë edhe tre, kështu që konsumimi i saj i shumtë mund të të nxjerrë blof me testin e alkoolit.

Ky është dhënë si paralajmërim kryesisht për qytetarët që jetojnë në Skoci, ku kufiri i alkoolit në timon është shumë i ulët, 22 mikrogram në 100 ml të frymëmarrjes, ndryshe nga vendet e tjera ku është mbi 35 mikrogram shkruan joq.

Por tiramisu nuk është e vetmja ëmbëlsirë që mund t’ju nxjerrë të “alkoolizuar”, pasi në këtë listë përfshihen edhe çokollatat “boozy” apo ëmbëlsirat e krishtlindjeve dhe një sërë kategorish tjera, të cilat kanë në përzierjen e tyre pije alkoolike nga më të ndryshmet.

SHKARKO APP