Jo vetëm Gjermaninë: “Oktoberfest” pushton edhe Londrën
Tetori është muaji në të cilin gjermanët festojnë për pijen e tyre të preferuar, birrën. Rrugët e qyteteve gjermane mbushen plot e përplot me vendas dhe turistë që vishen me kostume tradicionale në nder të kësaj pije.
Festimet në Mynih kanë filluar që në fundjavë ndërkohë që një ditë më parë këto festime kanë filluar edhe në Londër. Kjo është hera e dytë që kryeqyteti Anglez mirëpret një festival të tillë, që nga suksesi i një viti më parë.
“Me këtë festival ne dëshirojmë të sjellim në ngjarje tradicionale gjarmane në Londër për të dytën herë. Ne dëshirojmë që të festojmë si bavarezë me njerëz të mirë londinezë dhe me birrë të mirë, pasi britanikët njihen si ekspertë birre që dinë të vlerësojnë vërtetë pijen ne fjalë.”
Kështu është shprehur drejtori i festivalit në një intervistë për dailystar.
Oktoberfest këtë vit do të mbahet nga data 27 shtator deri më 28 tetor dhe pritet të vizitohet nga një numër i madh ‘birrë- dashësish’. Biletat për të marrë pjesë në këtë festival gjigand në Mynih apo Londër mund t’i gjeni online.