“Joker” i nominuar në tri kategori në “7th Critics”

Filmi “Joker” ka marrë tri nominime për ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘7th Critics’, edhe atë në kategorinë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe përshtatjen më të mirë filmike.

Njoftimi është bërë në profilet e këtij filmi në rrjetet sociale, me ç’rast janë uruar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij realizimi.

Për shkak suksesit të jashtëzakonshëm të “Joker”, qe një kohë është duke u spekuluar se është duke u përgatitur vazhdimi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse akoma nuk ka ndonjë konfirmim, regjisori Todd Phillips nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Filmi me Joaquin Phoenixin në rolin kryesor ka kaluar shifrën prej një miliard dollarë përfitime kundrejt buxhetit prej 55 milionë dollarësh për realizimin e tij.

JOKER - Final Trailer - Now Playing In Theaters

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?