Ju jepet mundësia për të folur, por eprori juaj gjithmonë ju ndërpret fjalën? Ja ku qëndron problemi me ju
Ju më në fund merrni vëmendjen e eprorit tuaj dhe jeni gati të prezantoni idenë tuaj të ardhshme që mund të ndryshojë kompaninë, por drejtuesit gjithnjë ju ndërpresin? Ata mund ta bëjnë këtë ndonjëherë me kritika dhe herë tjetër me pyetje. Nëse ju nuk keni mundësi të përfundoni idenë tuaj si supozohet të krijoni një impakt në vendin e punës?
Në një libër të ri Nancy Duarte, eksperte këshilluese në kompanitë e mëdha të Silicon Valley tregon se si të krijoni një histori interesante nëpërmjet informacionit për ta bërë dikë t’ju dëgjojë.
“Nëse jeni në një audiencë me drejtues ekzekutivë, të jini të sigurtë që ata do t’ju ndërpresin. Jo sepse janë të pasjellshëm, por shumica e tyre janë mjaft të zënë.” – shprehet ajo.
Më poshtë tre teknika që do t’ju ndihmojnë përpara prezantimit të idesë suaj të madhe:
Respektoni vizionin e tyre
Kur ju propozoni një ide tek një lider, ata shohin konceptet e përgjithshme më së shumti. Në këtë mënyrë ata ndërpresin për të kuptuar specifikat e nevojshme dhe detajet, prandaj nga kjo nuk duhet të trembeni.
Ajo çfarë vërtet ka rëndësi është se lideri juaj ka vendosur një vizion për biznesin në fillime, pra ku ndodhet dhe ku duhet të arrijë. Në këtë mënyrë kur ju flisni ata ose po e përputhin idenë tuaj me vizionin ose po e ‘skarcojnë’ atë si të pavlefshme. Ndaj çdo ide e re supozohet të jetë në përputhje me vizionin e shpallur të biznesit.
Merr mendimet e të tjerëve
Kjo pikë merr parasysh faktin se përpara hedhjes së idesë tuaj të madhe, që pritet të ndikojë për një ndryshim rrënjësor në biznesin apo kompaninë ku punoni, ju duhet të pyesni dikë që ka lidhje me stafin ekzekutiv dhe drejtuesit ose ndodhet pranë tyre.
Nëpërmjet tij, ju do të keni mundësinë të mendoni rreth disa pyetjeve që më përpara nuk i kishit përpunuar në trurin tuaj.
Do të mësoni më shumë rreth mënyrës se si ata komunikojnë dhe përpiqen të transmetojnë ide nëpërmjet njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë mund të krijoni një pasqyre të asaj çfarë ju pret.
Përkrahni argumentet kundërshtuese
Kërkoni nga të tjerët që të kundërshtojnë idenë tuaj në formën e një debati. Kjo do të thotë që ju duhet të dëgjoni edhe mangësitë që ajo mund të ketë përpara se ta prezantoni. Në këtë mënyrë ju sfidoni veten tuaj, për të gjetur siguri dhe në rastin kur ideja ka shumë mangësi atëherë ju mund ta përmirësoni atë duke zbuluar një të re akoma më efektive.
SCAN