Kanë ndodhur të premten më datë 13, tmerret që tronditën botën

Ndoshta nuk e keni ditur, por e premtja që i bie në datën 13, në pjesën më të madhe të botës është mjaft e frikshme.

Dhe kjo vetëm për ata që u besojnë besëtytnive, por edhe përsa i përket fakteve historike.

Të premten, më datë 13, ndë vite të ndryshme kanë ndodhur tmerre që kanë lënë gjurmë në histori.

Kjo e fundit është e mbushur plot me tmerre, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre.

1. Kanibalizmi në Kili. Të Premten më datë 13 të vitit 1972, një avion me lojtarë regbije nga Uruguaji u rrëzua në malet e Kilit. 27 prej 45 udhëtarëve mbijetuan, por vetëm sepse u ushqyen me trupat e shokëve të vdekur. Por një ortek vrau edhe tetë të tjerë. Vetëm 16 mbijetuan deri në fund.

2.Të Premten dt 13, 2012, kryqëzori Costa Concordia u përmbys në Toskanë të Italisë, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave. Kapiteni u shpall fajtor dhe dëmi ishte me miliarda euro.

3. E premte, 13 Mars 1964, 28 vjeçarja Kiti Xhenoveze u përdhunua dhe u vra në një zonë apartamentesh në Nju Jork. Ngjarja u bë shumë e famshme sepse krimi u dëshmua nga 30 kalimtarë dhe asnjeri nuk ndërhyri. Prej kësaj u quajt Dukuria Xhenoveze, kur kalimtarët shohin e nuk ndërhyjnë.

4. Të premten e 13 Nëntorit, 1970, Bangladeshi u godit nga një ciklon që shkaktoi përmbytje të mëdha, duke vrarë më shumë se 500,000 njerëz. Bagëtitë u shfarosën dhe në zonën e goditur ra zia e urisë për shumë kohë më pas.

5. Të premten më datë 13 të vitit 1939 u dogjën rreth 20,000 kilometra katror territor në Australi, duke djegur 1300 shtëpi e duke vrarë 71 njerëz. Flakët shkatërruan disa qytete.

SHKARKO APP