Kasapi godet me mish protestuesit veganë

Një kasap ka goditur demonstruesit veganë me copa mishi pasi po protestonin para dyqanit të tij.

Në videon e filmuar duket se ai ishte shumë i nevrikosur. Tregtarët kërkojnë që protestuesit të largohen nga tregu i “Leeds Kirkgate” dhe për këtë do të vijnë persona të specializuar për të ruajtur sigurinë.

Incidenti ndodhi me 28 korrik dhe personi që e filmoi, Lindstorm tha: “Abuzimi filloi kur hymë në cep të rrugës dhe dukeshim. Sapo na vunë re filluan të na shanin për të na larguar.”

Protestuesit thonë se dëshironin të tregonin se ata po abuzojnë me tregtinë e mishit. Gjithashtu vajza tha se donin që të ishte protestë e qetë pa dhunë.

https://instagram.com/p/BmMMKygH6nV/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

SHKARKO APP