Ke dëshirë të bëhesh babagjysh? Më parë duhet të shkosh në shkollë dhe të shtosh sa më shumë në peshë!
Një fakt interesant, aq sa edhe i çuditshëm për të gjithë: Ka një shkollë për ata që duan të bëhen babagjyshë për festat e fundvitit! Edhe pse të shumtë janë ata që nuk e dinin, ekziston një shkollë në Miçigan të Amerikës që të mëson si të silles si babagjysh.
Ajo është hapur që në vitin 1937 dhe studentët që shkojnë aty, duhet të kenë parasysh që duhet të shtojnë sa më shumë në peshë. Ata mësojnë si të mirëmbajnë mjekrën, si të komunikojnë me njerëzit dhe të qeshurën, që është një karakteristikë e babagjyshit.
Në fillimet e saj, shkolla ka pasur vetëm 3 studentë të regjistruar. Me kalimin e kohës, popullariteti i saj vazhdoi të rritej. Aktualisht atë e frekuentojnë 214 studentë.