Këngëtari shqiptar 32-vjeçar, i lidhur me stilisten 80-vjeçare
Pas betejës për shkurorëzim me bukuroshen Molly Schade, këngëtari Patrick Nuo ngushëllohet me një tjetër, por ajo është 50 vjet më e vjetër.
Vitin e kaluar, pop-ylli shqiptar nga Lucerni, Patrik Nuo (32-vjeçar), i ka dhënë fund shkurorëzimit me aktoren amerikane Molly Schade, e së njëjtës moshë me të.
Pas gjashtë viteve martesë, ish-çifti u takua në gjykatën e Los-Angelosit, ku morën vendim për të drejtën e kujdesit dhe pagesën për shpenzimet jetësore të dy fëmijëve të tyre, Elouise (8) dhe Luca (5).
Por tani Patriku ka gjetur ngushëllim në një femër tjetër, më të pjekur.
Këngëtari merr aeroplanin dhe nga Los Angelos fluturon për në New York dhe takohet atje me dizajneren Ursula Garreau Rickenbacher, e cila është 81-vjeçare. Ajo e kishte ftuar Patrikun për të qenë pjesë e festës jubile të 50vjetorit të firmës “Ursula of Switzerland”. Stilistja kishte migruar në vitin 1965 nga Einsideln i kanton Schwyz të Zvicrës për në Amerikë, ku atje me veshje të mbrëmjes ka krijuar një perandori multimilionëshe në bregdetin lindor.
Puna dhe sukseset e Ursulas duket se e kanë frymëzuar edhe këngëtarin shqiptaro-zviceran.
“Inspirohem shumë nëse e përjetoj dikë si Ursulën, e cila që prej vitesh është e suksesshme në atë që e bën”, ka thënë Patriku.
Patrik Nuo me prejardhje nga Gjakova, e nisi karrierën e tij si modelist në Zvicër, për ta vazhduar më pas si këngëtar në Gjermani.
Para disa vjetësh, Patriku ishte pjesë e jurisë në talent shoun “DSDS” dhe po ashtu në realit shou “Dschungelcamp”.