FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Keni frikë nga lumturia? Ja si quhet kjo gjendje

A të ka ndodhur ndonjëherë që mund të kesh frikë nga lumturia? Përgjigja është Po. Frika nga lumturia nuk është në manualet kryesore të klasifikimit të shqetësimeve mendore, por mund të përcaktohet si një formë paraprake e ankthit që ndalon arritjen e qetësisë.

Në praktikë njerëzit që e vuajnë këtë, arrijnë objektiva dhe gëzime me një sens ankthi Brenda tyre dhe frikë për atë që mund të ndodhë. Në rastet më të këqija ia mbathin para diçkaje që mund ta bëjë të lumtur. Pra me fjalë të tjera quhet një autosabotazh ndaj vetes shkruan Tch.

Këta persona jetojnë me ndjesinë se nëse kalojnë momente lumturie, diçka e keqe mund të ndodhë nga momenti në moment. Mendojnë se nuk jetojnë për të qenë të lumtur dhe e shmangin këtë kusht. Por si mund ta njihni këtë sindromë të njohur me emrin “Cherofobia”?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo mund t’i ketë rrënjët e thella që vijnë nga periudha fëminore. Personi mund të ketë vuajtur nga ndëshkimet, apo poshtërimet që e kanë shkatërruar një moment të veçantë lumturie. Truri e ka regjistruar këtë situatë aq sa mund të shpërthejë në frikë iracionale që rishfaqet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?