Keni probleme me gjumin gjatë natës? Studimet e shumta i japin zgjidhje problemit: Duhet që të …

Ideja që ushtrimet dhe gjumi janë të lidhura me njëra-tjetrën mund të mos jenë një lajm “tronditës” për ju.

Stërvitja, siç të gjithë e dini i shërben shëndetit. Mirëpo, ecja dhe ushtrimet, mund t’ju ndihmojnë edhe të bëni një gjumë të thellë. Ajo çfarë duhet të bëni gjatë ditës: është një shëtitje e shpejtë në lagjen tuaj, ose në park, mjafton që ta bëni.

Sipas studimeve të ndryshme, edhe një rritje e vogël e hapave që bëni çdo ditë – ngjisni shkallët, zbrisni nga autobusi një stacion para destinacionit ose thjesht zgjidhni që çdo ditë të bëni 30 minuta ecje, pasi kjo gjë do t’ju bëjë të flini më mirë se netët e tjera. Në fakt ky nuk është thjesht një mit, por është i bazuar mbi studime të vërteta.

Një studim i kryer nga Departamenti i Universitetit Brandeis, tregon prova premtuese që aktiviteti fizik, madje edhe ushtrimet me ndikim të ulët (si ecja) mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit tek një individi. Rezultatet ishin veçanërisht të dukshme tek gratë që ishin pjesë e studimit.

Pra, nëse doni të bëni një gjumë të thellë gjatë natës, ju duhet të bëni këtë veprim gjatë ditës: vetëm ecni! Të paktën 30 minuta ecje, jo vetëm do t’ju ndihmojnë të flini të qetë, por do t’ju sigurojnë dhe një jetesë të shëndetshme.

SHKARKO APP