Këpucët më të shtrenjta në botë dalin në shitje për 17 milionë dollarë

Këpucët më të shtrenjta në botë kanë dalë në shitje.

‘Passion Diamond Shoes’ kanë një vlerë prej 23.6 milionë dollarë dhe janë të prodhuara nga ari dhe mbulohen nga qindra diamante.

Prodhuesit zbuluan një prototip të këpucëve para një grupi blerësish prej 50 personash në hotelin Burj Al Arab të Dubait.

Këpucët janë bërë në mënyrë specifike për t’iu përshtatur këmbës së përdorueses dhe janë vetëm një palë.

Ata janë prodhuar nga dizenjuesi Jada Dubai  nga Passion Jewellers.

https://www.instagram.com/p/Bn6bInfH1Td/?taken-by=jadadubai

SHKARKO APP