Këto 3 zakone të përditshme mund t’ju shkaktojnë më shumë stres
Stresi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe shpesh disa zakone të përditshme mund të sjellin më shumë probleme prej tij. Nëse ju hiqni dorë prej këtyre zakoneve do e ndihmonit shumë veten dhe nuk do të kishit më asnjë lloj shqetësimi.
Kaloni shumë kohë vetëm
Izolimi është një simptomë e zakonshme e atyre që vuajnë nga ankthi. Nëse kaloni shumë kohë në punë, jeni vetëm në shtëpi ose vazhdoni të punoni atje dhe nuk kaloni kohë me të dashurit, ju rëndoni shëndetin tuaj mendor. Mundohuni të rilidheni me miqtë dhe të dilni. Ju nuk keni nevojë të jeni ekstrovertë nëse nuk jeni. Edhe aktivitetet si vullnetarizmi, takimi me një mik apo pirja e kafesë jashtë zyrës me një partner mund të sjellin ndryshimin.
Kaloni shumë kohë në rrjete sociale
Përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të krijojë varësi, t’ju largojë nga koha e tanishme dhe të konsumojë kohën tuaj personale. Rezultati është që ju të mos e përdorni kohën tuaj në mënyrë produktive dhe të keni ankth se nuk do arrini të përfundoni detyrimet tuaja.
Analizoni edhe detajin më të vogël
Ekspertët theksojnë se analizimi i tepërt edhe i çështjeve të tilla si grindja me një mik apo problemi në punë nuk është e shëndetshme. Madje ka prova shkencore që kjo gjendje mund të shkaktojë edhe depresion. Në vend që të ndaleni në të njëjtën gjë, mendoni se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar atë. Nëse është diçka që nuk mund ta menaxhoni, thjesht mësoni të jetoni me të. Toleranca dhe të mësuarit për të jetuar në një klimë pasigurie është një aftësi që do t’ju ndihmojë të mos humbni kohë për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni.