Këto janë ‘triket’ që faqet e blerjeve online i përdorin për të marrë paratë dhe informacionet tuaja
Faqet e blerjeve online tani kanë shumë mënyra për t’ju bërë ju të bëni çfarë ata duan, duke nisur që nga dizajni i faqes dhe te triket brenda saj të cilat njihen si “modelet e errëta”.
Këto modele janë mjaft të përhapura dhe krejtësisht të ligjshme, edhe pse ato mund t’i mashtrojnë përdoruesit duke u marrë të dhënat personale, apo mund të çojnë deri në dëme financiare pa u kompensuar në asnjë lloj forme.
Shitësit përdorin taktika nga më të ndryshmet, disa i krijojnë një ndjenjë të urgjencës së rreme blerësve duke vendosur ulje çmimi për produkte jo cilësorë, gjithashtu vendosin afat kohor të limituar, fotot e rreme që ndodh në një numër të madh faqesh online.
Metodat e reja janë njoftimet se dikush me një emër dhe profil fallco ka përfituar ulje tepër të konsiderueshme, apo ky artikull është shitur disa herë brenda një minute, apo vendosin produkte që nuk ekzistojnë fare dhe që rezultojnë ‘të shitur’.
Këto elementë duhen vënë re me kujdes nga të gjithë konsumatorët e mundshëm online, pasi dëmi që mund të pësojnë mund të jetë i konsiderueshëm po ashtu dhe zhgënjimi nga faqet online./ SCAN