Këto ushqime i bëjnë flokët tuaj më të gjatë se sa imagjinoni

Çdo vajzë ëndërron flokë të gjatë dhe të lëmuar, pa këputje dhe probleme. Nëse jeni ndër ato, ekziston një lidhje midis disa vitaminave dhe mineraleve në ushqim dhe flokëve të shëndetshëm.

Uebfaqja ‘Healthy’ zbuloi rëndësinë e këtyre llojeve të ushqimeve për gratë dhe vajzat për të pasur flokë të shëndetshëm dhe gjithashtu për burrat që vuajnë nga rënia e flokëve.

Ushqime të pasura me hekur, duke përfshirë mishin e viçit, fasulet, perimet me gjethe jeshile, drithërat e pasurura me hekur dhe vezët.

Ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3, të tilla si salmoni, skumbri, tuna, farat e lirit, të verdhat e vezëve, farat e kërpit dhe arrat
Ushqime të pasura me proteina, të tilla si vezët, mishi i ligët dhe prodhimet e detit. Gjithashtu shumë rëndësi duhet t’i jepet edhe ujit të pijshëm.

SHKARKO APP