Kina krijon super diellin artificial, arrin deri në 100 milionë gradë Celsius
Në kërkim të një burimi të pastër energjie, shkencëtarët kinezë kanë krijuar një diell artificial i cili së fundi ka arritur temperatura të paimagjinueshme.
Shkencëtarët që po merren me projektin njoftuan se simulatori diellor, me bazë në tokë, ka arritur një temperaturë 100 milionë gradë Celsius. Dielli jonë nxeh me një nxehtësi prej 15 milionë gradë celsius.
Instituti “Plazma Physics”, nga Akademia Kineze të Shkencave, e ka krijuar yllin artificial për të kuptuar se si shpërndahet energjia e stërmadhe nga ylli që ndodhet në qendër të sistemit tonë.
Projekti përbëhet nga një tub në formë unaze, i futur brenda një kutie të rrumbullakët. Për të prodhuar energjinë, shkencëtarët përdorin fuzionin bërthamor, që kushton plot 15 mijë dollarë dita.
Në reaktorin “Experimental Advanced Superconducting Tokamak (Heaven) “ kërkuesit arritën ta ngrohnin hidrogjenin brenda “diellit artificial” në një temperaturë prej më shumë se 100 milionë gradë Celsius, ose 212 milionë gradë Fahrenheit, në pikën të cilën bëhet plazma.
Temperaturat brenda këtij reaktori janë në të vërtetë rreth shtatë herë më të nxehta se qendra e diellit, ku presioni i shtuar nga graviteti lejon shkrirjen.
Megjithatë, ndërsa arritjet e fundit në reaktor tregojnë se ‘dielli artificial’ mund të prodhojë temperaturat ekstreme të nevojshme për shkrirjen bërthamore, shkencëtarët kanë ende shumë piketa për të kaluar përpara teknologjisë mund të bëhet një mundësi e sigurt dhe e besueshme për energji të pastër.
Këto pengesa përfshijnë gjetjen e një burimi të bollshëm të karburantit, ruajtjen e stabilitetit në reaktorë për më shumë se disa sekonda në një kohë dhe shkallëzimin e teknologjisë për t’u bërë komercialist praktike.