Kisha e pazakontë, kthehet në një ambient festash dhe argëtimi
Një “kishë festash” e jashtëzakonshme me një vaskë të nxehtë dhe një dhomë lojërash jepet me qira nga 3,990 pound.
Kisha e St Curig’s në Capel Curig, Uellsi i Veriut është kthyer në një akomodim të përsosur për një fundjavë argëtimi në malet Snowdonia.
Kisha krenohet me katër dhoma gjumi dhe suitë dhe shikon mbi vargmalin e bukur malor Carneddau dhe është kampi i përsosur bazë për të eksploruar Snowdonian.
Karakteristika të tjera përfshijnë dy piano, dy harpa, një pishinë, një vend lojërash, dhe një vaskë të nxehtë me dyer.
Kisha është zbukuruar me stil me një përzgjedhje të dhomave të gjumit që shkojnë nga shtretër marinarë të përkryer për fëmijë deri në dhoma për të rritur me arredim më shik.