Kishte për të paguar fatura, nëna e re shet binjakët e porsalindur

Një nënë e re ka shitur binjakët e saj të porsalindur për 7,400 paund në mënyrë që të paguante disa fatura.

Dy djemtë, të cilët nuk ishin as dy javësh, iu shitën dy familjeve të ndryshme të cilat jetojnë rreth 700 kilometra nga vendlindja e binjakëve në Kinën lindore.

Nëna e tyre, një vajzë në të njëzetat me mbiemrin Ma thuhet se me paratë që fitoi, bleu edhe një telefon të ri.

Pasi u mor vesh për shitjen e binjakëve, nëna dhe partneri i saj janë vënë në pranga nga policia. Sa i përket dy djemve të vegjël, ata janë shpëtuar dhe për ta tashmë do të kujdesen gjyshërit.

Rasti tronditës u publikua nga policia më Cixi, Provinca Zhejiang të premten.

Sipas policisë, binjakët janë shitur shtatorin e kaluar. Ata erdhën në jetë përpara kohe dhe kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Por, babai i foshnjave nuk u duk gjëkundi ndërsa prindërit e tij refuzuan që ta ndihmonin nënën e fëmijëve.

Kështu ajo e shiti njërin prej tyre për 5,100 paund dhe tjetrin për 2,271.

SHKARKO APP