Kjo 12-­vjeçare ia kaloi Ajnshtajnit në testin e inteligjencës

Një vajzë britanike ka arritur rezultate më të larta në testin për inteligjencë, se sa gjenitë, tashmë të certifikuar, Stephen Hawking dhe Albert Ajnshtajn, duke e vënë atë në një përqindëshin e njerëzve më intelegjentë në botë. 12­vjeçarja Nicole Barr, nga Essex, ka arritur 162 pikë në testin e inteligjencës, dy pikë më shumë se që të dy shkenctarët Hawking dhe Ajnshtajn.

Nëna e vajzës, Molly Buckland ka thënë se Nicole është një vajzë jashtëzakonisht e vetëdijshme që ëndërron të bëhet mjeke. “Ajo është një fëmijë jashtëzakonisht punëtore. Ajo qëndron për orë të tëra pas shkollës që t’i kryej detyrat e shtëpisë. Që prej vegjëlisë ajo ka gjetur gabime nëpër revista dhe libra. Ajo është vajzë e lumtur, që gjithmonë kërkon detyra të reja për të kryer”, ka thënë nënë e vajzës. 

Mesatarja e nivelit të inteligjencës për fëmijët është 100 pikë, dhe çdo rezultat më lartë se kjo shifër konsiderohet nivel gjeniu. “Kur mora vesh se kam arritur një rezultat kaq të lartë, u shokova, pasi nuk e prisja”, ka thënë Nicole, që vijon mësimet në akademinë Burnt Hill, në Harloë. Mësuesi i saj ka thënë se Nicole është një vajzë e jashtëzakonshme dhe energjike.  

SHKARKO APP