Kjo është arsyeja pse parmaku i shkallëve lëvizëze është më i shpejtë se shesh pushimi

Me një fenomen të tillë u përballet edhe mëngjesin e sotëm, edhe pse gjithçka ka kaluar “në heshtje”.

Teksa keni udhëtuar në shkallët lëvizëse të punës apo qendrës tregtare në qytet, keni parë që parmaku i saj lëviz më shpejt se sheshi i pushimit. Në shkallët lëvizëse ne përfundojmë duke u përkulur pak përpara, por teknikisht, pse është e mundur kjo?

Në realitet, shpjegimi është shumë i thjeshtë. Siç shkruhet nga revista shkencore “P.M.” pjesa ku janë montuar shkallët është bërë prej gome, një material i njohur për elasticitetin e tij.

Shpejtësia me të cilën lëviz varet nga disa faktorë. E para është temperatura por ekziston edhe lagështia e ajrit dhe elasticiteti i gomës. Në varësi të kushteve ekzistuese, ajo kontraktohet ose zgjerohet. Kjo ju lejon të krahasoni parmakun me një rrip të madh në formë “V”.

Në një kontekst të tillë nuk ka shumë të ngjarë që parmaku të lëvizë me të njëjtën shpejtësi si hapat e shkallëve, nëse kjo është shumë e ngadaltë shkakton aksidente. Dallimi në shpejtësi është për arsye sigurie. Nëse shpejtësia e parmakut do të ishte më e ulët se ajo e shesh pushimit të shkallëve lëvizëse, do të krijonte një efekt të rrezikshëm.

Njerëzit që ngjiten ose zbresin duke u mbajtur në parmak mund të tërhiqeshin prapa dhe në rastin më të keq, të binin poshtë shkallëve. Për të mos e lejuar një gjë të tillë, nëse parmaku është shumë i ngadaltë, shkallët lëvizëse automatikisht ndalen.

Që gjithçka të jetë në sinkron me njëra-tjetrën, shpejtësia e parmakut duhet të jetë 2% më e madhe se ajo e shesh pushimit, e thënë me fjalë më të thjeshta, 20 centrimetra para në një distancë prej 10 metrash.

SHKARKO APP