Kjo është për të gjithë ju gjumashë: Ja si të zgjoheni në mëngjes pa përtesë
Për shumicën e njerëzve zgjimi shpejt në mëngjes është një torturë e vërtetë.
Mirëpo, nuk ka pse të jetë një sfidë kaq e madhe zgjimi herët.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të zgjoheni shpejt dhe plot energji për të filluar ditën.
1. Gjeni një arsye të mirë për tu ngritur më herët
Para se të shkoni në shtrat, kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni të nesërmen. Rirregulloni planet tuaja, në mënyrë që detyrat më të vështira dhe domosdoshme të përfundojnë deri në mesditë. Në këtë mënyrë, ju do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës gjithashtu, sepse mëngjesi është koha më e mirë për të qenë produktiv dhe më të suksesshëm në punët tuaja.
2. Harrojeni butonin ‘Snooze’ që ekziston dhe hiqni dorë nga ‘10 minuta shtesë’
A po bie alarmi juaj? Atëherë çohu tani! Menjëherë! Nuk ka justifikime. Sigurisht, ju mendoni se është më mirë të flini edhe 15 minuta, një gjë e tillë nuk çon askund. Si rezultat, do të bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë dy herë më e vështirë të ngriheni 10 minuta më vonë.
3. Një cikël gjumi katër orësh thjesht nuk mjafton
Në mëngjes do të ndiheni tmerrshëm. Është shumë e nevojshme të shkoni të flini dhe të ngriheni në të njëjtën orë çdo ditë. Gjithashtu, duhet të bëni mjaftueshëm gjumë, jo më pak se 6-8 orë. I njëjti rregull duhet të zbatohet edhe për fundjavat. Ndërsa do të jetë e vështirë dy ditët e para, falë një regjimi ditor, në dy javë nuk do të vëreni ndonjë ndryshim midis ditëve të javës dhe fundjavave.
4. Nëse jeni zgjuar pak më herët , ngrihuni nga shtrati
Nëse e lini alarmin tuaj në 6:00 të mëngjesit, por hapët sytë në 5:40, mos të i’u vie keq për ato minuta të ‘humbura’. Nuk ka dobi të riktheheni në gjumë. Provoni të mendoni diçka pozitive. “ 20 minuta më shumë kohë të lirë! Në atë kohë unë mund të gatuaj një mëngjes të mirë, të lexoj apo të rregulloj flokët “.
5. Çohuni në të njëjtën kohë si ditët e javës ashtu edhe në fundjavë
Mund të duket se nuk është detyrë e lehtë në fillim, por së shpejti trupi juaj dhe më e rëndësishmja, truri juaj, do të mësohen.
6. Hapni dritaren
Ndonjëherë edhe pasi të jeni ngritur, ndiheni sikur mendja juaj është akoma në gjumë të thellë. Hapni dritaren, ose më mirë akoma, dilni në ballkon nëse koha është e mirë. Merrni frymë thellë dhe papritmas do të shihni gjithçka më qartë.
7. Pini një gotë ujë
Mënyra më e mirë për të përgatitur ilaçin ‘anti-gjumë’ është të shtoni në ujë pak limon dhe një lugë çaji mjaltë. Pini këtë “koktej mëngjesi” dhe jeni gati!
Tags