Kjo grua lidhi kurorë me veten duke i premtuar dashuri të përjetshme
A ju kishte shkuar ndër mend se një ditë mund të martoheni me veten?
Epo duket sikur Linda Doktar e ka kuptuar më së miri se dashuria për vetveten është e përjetshme dhe e pafundme. 34- vjeçarja mblodhi miqtë e sa dhe të afërmit për të kurorëzuar përjetësisht dashurinë për veten. Kjo dasmë kishte qenë ëndrra e saj që në fëmijëri dhe më në fund arriti të bëhej realitet.
Linda i lexoi premtimet me ndihmën e një pasqyre dhe kështu u martua. E veshur me fustan nuseje, buzë detit, në ceremoninë që kishte ëndërruar gjithmonë.
Kush tha se dasma është kurorëzimi i dashurisë së dy njërëzve? Me shumë mundësi e ka patur gabim…