Kjo ishte “femme fatale”, një unazë armë zjarri, për të qëruar hesapet me më trimin

Albert Vataj

Në fakt gjithmonë e kishit imagjinuar që “femme fatale” të ishte diçka ndryshe, të ishte një femër fatale, nga ato që që s’do të ishte punë me mend t’i takoje, e aq më pak të kishe punë me ta, çfarëdo lloj pune. “Femme fatale” është një unazë vrasëse në gishtin e një zonje delikate, ose të një zotërie elegant, një armë vetëmbrojtjeje dhe jo vetëm, një mjet për të hequr qafe dikë në mënyrën më të pabesueshme të mundshme. E cili do të parashikonte si mekanizëm rreziku një unazë, që nga ai më rrufjani që nuk kishte gjë që nuk e dinte, e gjë që nuk e kishte bërë, deri te më naivi.
E ndërtuar rreth vitit 1800 dhe e shitur në një kuti të vogël bizhuterish, kjo armë u shfaq si një risi, si një marifet i zejtarëve për një grushtë para më shumë dhe i zemërkazmëve për një bezdi më pak.


“Plumbat” ishin mjaft të vegjël, por mjaftueshëm që në distancën e duhur të sillte telashe, deri në një lamtumirë të beftë, nga një gjë 2 ose 4 mm diametër, mjaftueshëm për të qenë një takim me vdekjen. Burrat si gjahtarët e rrezikut, nuk ishin aq të ngeshëm sa të konsideronin një gjë të tillë si një kërcënim. Por parametrat flasim vërtetë për një armë me kuptimin e plotë të fjalës, e cila në gishtin e një zonjë të aftë për të marrë vendime të rëndësishme, ishte dhe mbeti po kaq vdekjeprurës sa çdo sajesë e zejes së vrasjes.
Shpejtësia e grykës ishte pak më shumë se 500 km/h. Diçka më pak se shumica e “pistoletave ajrore” që njohim sot.
Ajo mund të përdorej dhe të ishte e aftë për të depërtuar 2,5 cm xhel balistik ose një kanaçe Coke – nga njëra anë, sigurisht edhe lëkurën e trashë të një fakiri që i kishte orët e numëruara.
Sot, një “femme fatale” e tillë ndoshta do të ishte një produkt i ofruar në “QVP”, ose me “Perla”.
Poseduesi i kësaj arme, pas çdo gjuajtjeje i duhej të kthente tytat – për të rimbushur sërish me një alet i ngjashëm me një pincë lëkure moderne.
Shumë nga këto komplete nuk u prodhuan në seri, por për aq kohë sa ishin në modë, ato i’u shitën grave dhe burrave të shoqërisë së lartë në Francë, ndër të tjera, me emrin “Les Companions”.

SHKARKO APP