Kjo mburojë e vogël transparente i bën foshnjat të pathyeshme nga koronavirusi

Spitali “Paolo” në provincën e Samutprakarn së fundmi ka publikuar në “Facebook” disa fotografi të fëmijëve në repartin e lindjes, ku shihen të gjithë të veshur me pajisje mbrojtëse personale (PPE).

“Ne kemi miratuar masa shtesë mbrojtëse me një vizion transparent për të posalindurit. Ata janë kaq të lezetshëm! Urime për të gjitha nënat dhe baballarët”, ka shkruar spitali në postimin në “Facebook”.

Tajlanda kohët e fundit vendosi një shtetrrethimi për të gjithë qytetarët deri në 15 Prill në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.

SHKARKO APP