Kjo piceri i ofron 500 euro kujtdo që kalon këtë sfidë “të çmendur”

Një piceri ka njoftuar se ofron 500 euro për këdo që mund të përfundojë një sfidë të çmendur, por deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje që ta çojë deri në fund.

Pinheads Pizza në Dublin po ofrojnë çmimin e guximshëm në qoftë se ju mund të konsumoni një pica 81 cm të shoqëruar nga dy milkshake përnjëherësh.

Pronari, Anthony Kelly pretendon se askush nuk do ta kalojë sfidën duke shtuar që deri më tani e kanë provuar më shumë se 100 njerëz, por ai ende nuk ka gjetur një kampion të të ngrënit.

Një gazetar i Dublin Live është një nga njerëzit më të fundit që ka shtuar emrin e tij në bordin e humbësve. Cormac O’Shea arriti të hante vetëm tre feta – një e katërta e picës – në 35 minuta dhe asnjë nga milkshake-t.

Dyqani ka një ‘Wall of Fame’ për këdo që mund të kalojë bastin, por aktualisht është krejtësisht bosh.

 

SHKARKO APP