Kjo vogëlushe ka emrin me të çuditshëm në botë
Emra nga më të ndryshmit dhe më të çuditshmit po u vihen fëmijëve në ditët e sotme, por një histori tepër interesante me një vogëlushe të lindur më 23 shtator, vjen nga Arabia Saudite.
Prindërit kanë vendosur ta quajnë atë “Vendlindje”, pasi ajo ka lindur në ditën në të cilën u themelua Mbretëria e Arabisë Saudite.
Babai i vajzës, i identifikuar si Motaab Al Shalaqi regjistroi vajzën vetëm pak orë pasi erdhi në jetë.
Shumë njerëz mbetën pa fjalë nga ky veprim ku disa e konsideruan si shenjë patriotizmi, ndërsa të tjerë e kritikuan për emrin e pazakontë.
Nuk është hera e parë që njerëzit në Arabinë Saudite pasi para pak muajsh, një grua nga Jordania quajti vajzën e saj “Saudia”.