Klos/ Rrufeja godet tufën e bagëtive, vret 28 krerë dhi

Pasditja e sotme është shoqëruar me shtrëngata shiu në zonat malore të Klosit. Në njësinë administrative Xibër në bashkinë e Klosit, shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtish, e cila ndodhej në mal në kullotë.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi raporton se të paktën 28 krerë bagëti të imta kanë ngordhur nga goditja e rrufesë. Për fat të mirë, ruajtësi i tyre, shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.

SHKARKO APP