Koka e peshkaqenit 330 milion vjeçar gjendet në muret e shpellës antike

Paleontologët janë mrekulluar nga zbulimi i kokës së një peshkaqeni 330 milionë vjeçar, në murin e një guve në Kentucky. Zbulimi u bë fillimisht vitin e shkuar nga specialistët e guvave, Rick Olson dhe Rick Toomey, të cilët zbuluan fosilin teksa ishin duke eksplorurar një guvë mamuthësh në “Mammoth Cave” në Parkun Kombëtar.

Fillimisht, kërkuesit e kishin të vështirë të identifikonin se cilës kafshe i përkisnin kockat e gjetura, ndaj i dërguan foto Vincent Santucci-t, një paleontologu në National Park Service, në Uashington, gjithmonë me shpresën se ai do të mund t’i ndihmonte.

Santucci dërgoi paleontologun John-Paul Hodnett për të parë më nga afër fosilin. Edhe pse Hodnett arriti të identifikonte një pjesë të madhe të fosilit të peshkaqenit përmes fotove, ai ishte i interesuar në veçanti për një prej mbetjeve.

Duke diskutuar në lidhje me ato që gjetën, paleontologët thanë:

Një grup fotografish treguan një numër dhëmbësh të peshkaqenit të lidhur me seksione të mëdha të kërcit të fosilizuar, duke sugjeruar se mund të ketë një skelet peshkaqeni të ruajtur brenda në shpellë”.

Hodnett përcaktoi që peshkaqeni mund të ishte një specie e quajtur “Saivodus striatus”. Gjitari mendohet se ka jetuar në Misisipi rreth 330 deri në 340 milion vjet më parë.

SHKARKO APP