Kompania e njohur do të japë bonus 3 mijë dollarë, për 194 mijë punonjësit e saj!

I ashtuquajtur bonusi-Trump, të 194 mijë punonjësit e kompanisë Huawei do të mund të përfitojnë në llogaritë ë tyre rrjedhëse një pagë të dyfishtë mujore në paketën e pagave për muajin Nëntor, për një kosto totale prej 285 milion dollarësh, në njohje të “sfidave të jashtëzakonshme të jashtme” me të cilat u duhet të përballen të gjithë për shkak të presionit të paraqitur nga fushata e vendosur nga Administrata Amerikane kundër gjigantit të telekomunikacionit kinez të akuzuar për spiunim.

“Kompania – shkruan menaxheri i burimeve njerëzore Zheng Liangcai në një letër – ka vendosur të shpërndajë një çmim të veçantë për vështirësitë për të gjithë punonjësit që kanë kontribuar në trajtimin e sanksioneve amerikane”. Letra me njoftimin e bonusit u dërgua në 11 Nëntor, ditën e Ditës së Beqarëve, të Premten e Zezë kineze.

Kështu që në fund të muajit të gjithë punëtorët do të marrin një shpërblim të majmë veç rrogës së tyre prej 2,850 dollarë.

Përveç bonusit për të gjithë punonjësit, Huawei ka siguruar një bonus të dytë, prej 285 milionë dollarë, të krijuar në mënyrë të veçantë për punëtorët “të cilët kanë ndihmuar në vazhdimësinë e biznesit” duke zhvilluar një zinxhir furnizimi alternative për të kompensuar mungesën e teknologjisë amerikane nga Huawei: sistemi operativ Harmony OS u zhvillua si një alternative për Google Android, çipet Kunpeng, mikroprocesori i krijuar për të zëvendësuar gjysmëpërçuesit e bërë nga SHBA etj.

Në total, bonusi Trump i Huawei është me vlerë 470 milion dollarë. (Ilsole24ore)

SHKARKO APP