Kompania gjermane refuzon t’i shesë tela me gjemba Hungarisë

Kompania gjermane Mutanox ka refuzuar t’i shesë hungarezëve 10 mijë rrathë me tela gjemba

Sipas Die Welt, Hungaria tani po shikon mundësinë që të blejë tel me gjemba në Kinë.

“Teli me gjemba është projektuar për të parandaluar krimet, por fëmijët dhe të rriturit që ikin nga vatrat e krizave nuk bëjnë pjesë në këtë kategori”, ka deklaruar kompania gjermane.

Kryeministri hungarez Viktor Orban njoftoi të mërkurën se vendi i tij, pas gardhit me tel të vendosur në pjesën me Serbinë, gardhe të tilla do të vendos edhe në kufijtë me Rumaninë dhe Kroacinë.

Të mërkurën, refugjatët depërtuan gardhin dhe u përpoqën që të kalonin kufirin por policia hungareze përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Shumë vende evropiane dhe të tjera në botë kanë kritikuar këtë veprim të Hungarisë.

SHKARKO APP