Kompanitë shqiptare “të sunduara” nga interneti, për përmirësim të imazhit!

Sipas INSTAT, 80 % e ndërmarrjeve kanë përdorur mediat sociale për të përmirësuar imazhin e tyre ose të produkteve (p.sh: reklamë, për hedhjen në treg të një produkti të ri, etj) gjatë vitit 2018.

Edhe të dhënat e një viti më parë janë në shifra të ngjashme. Në 2017, 79.6 % e ndërmarrjeve kanë përdorur Facebook, LinkedIn, Twitter, YouTube, etj për të bërë një “figurë më të mirë”.

INSTAT tregon se 25.4 % e kompanive kanë përdorur mediat sociale për të shkëmbyer mendime, opinione apo njohuri brenda ndërmarrjes përgjatë vitit 2018, nga 20 % që ishte në vitin 2017.

Referuar shifrave të INSTAT, ndërmarrjet në Shqipëri i japin përparësi çdo herë e më shumë mediave sociale.

Në vitin 2018, nga kompanitë që përdorin kompjuter,  97.5 % e tyre kanë akses në internet duke kaluar dhe vendet anëtare të BE-së, në të cilat ky tregues është mesatarisht 97 %.

SHKARKO APP