Konsumimi i një portokalli në ditë shpëtim për sytë tuaj

Plot lëng dhe i shijshëm, portokalli është një ndër frutat më popullorë në botë.

Sipas mjekëve portokalli rezulton se ka shumë përfitime për shëndetin tonë.  Përveçse ndihmon në forcimin e imunitetit, është shumë I mirë për lëkurën  konsumimi i portokallit do na ndihmojë edhe për sytë.

Nëse konsumojmë një portokall në ditë atëherë ai do të na ndihmojë të mbajmë larg problemet e syve. Sipas një studimi të bërë nga professor Bamini Gopinath thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet.Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk I dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”- shpjegon Gopinath.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portokallet janë të pasura me vitamina, si Vitamina A, Vitamina C dhe kaliumi të cilat janë të rëndësishme për sytë. Pra, nëse doni që shikimi juaj të jetë po aq i mirë sa është tani, hani çdo ditë një portokall!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?