Koronavirusi: Ç’do të thotë të vetë-izolohesh?

Nisur nga shifrat e frikshme të njerëzve të prekur nga koronavirusi (rreth 90.000 në të gjithë botën), shpesh kemi dëgjuar të përmendet termi “vetë-izolim” si një teknikë që ndihmon në parandalimin e mëtejshëm.

Deri më tani, në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por masat kërkojnë vëmendje dhe gadishmëri të veçantë.

Vetë-izolimi, konsiston në mbrojtjen e vetes dhe të të tjerëve. Të gjithë ata, të cilëve i është kërkuar të vetë-izolohen, duhet të qëndrojnë brenda dhe të shmangin kontakte me njerëzit e tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më qartë, ç’do të thotë të vetë-izolohesh?

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Të qëndrosh në shtëpi

2. Të ndalosh së punuari, të mos shkosh në shkollë apo në zona të tjera publike

3. Të mos përdorësh transportin publik nëse nuk është njoftuar zyrtarisht që janë marrë gjithë masat e nevojshme.

4. Shmangni vizitorët në shtëpi

Gjithsesi, vetë-izolimi është një metodë e nevojshme vetëm për ata njerëz që janë të prekur, për ata presin një përgjigje analizash dhe për ata që jetojnë apo kanë kontakt me një njeri të infektuar nga koronavirusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?