Koronavirusi fut në “krizë” botën për prezervativë, prodhuesi më i madh pezullon punën

Kriza e krijuar në mbarë botën si pasojë e koronavirusit mund të shkaktojë një mungesë të prezervativëve në tregje.

Mungesa, në terma afatgjatë, pritet që të shkaktohet pasi prodhuesi më i madh në botë ka njoftuar se për shkak të pandemisë është detyruar që të ndalojë prodhimin.

Karex Bhd Malajzi prodhon një në çdo pesë prezervativë globalisht. Prej 19 ditësh tashmë në asnjë nga tre fabrikat që ndodhen në Malajzi nuk është prodhuar asnjë prezervativ i vetëm.

Prodhimi është ndaluar për të respektuar rregullat e vëna nga qeveria e vendit për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19, shruan abcnews.al

Kjo është tashmë një mungesë prej 100 milion prezervativësh, që normalisht tregtohet ndërkombëtarisht nga marka të tilla si Durex, për të furnizuar për sistemet shtetërore të kujdesit shëndetësor, ose për t’u shpërndarë nga programet e ndihmuese.

Shefi Ekzekutiv i Karex Goh Miah Kiat u shpreh për Reuters:

“Do të kemi një shkurtim global të sasive të prezervativëve kudo dhe kjo është e frikshme. Unë jam i shqetësuar se për shumë programe humanitare në zonat e thella të Afrikës mungesa nuk do të jetë vetëm dy javë ose një muaj. Kjo mungesë mund të zgjasë me muaj të tërë.”

Vendet e tjera të mëdha prodhuese të prezervativëve janë Kina, ku edhe e ka origjinën koronavirusi dhe aty fabrikat u mbyllën si masë shtrënguese, dhe India e Tajlandë. Këto të fundit po shohin rritje të numrit të rasteve vetëm së fundmi.

SHKARKO APP