Koronavirusi mund të dëmtojë trurin më shumë nga sa pritej
Sipas një studimi të ri, infeksioni me koronavirus mund të shkaktojë delir, goditje dhe dëmtim të nervit në një numër më të lartë sesa pritej.
Ekspertët nga Kolegji Universitar në Londër kanë raportuar një shqetësim në rritje në mes të pandemisë së një inflamacioni të rrallë të trurit, që mendohet se është shkaktuar nga infeksione virale.
Zakonisht tek fëmijët, encefalomieliti akut, ndikon si në tru ashtu dhe në palcën kurrizore.
Studiuesit kanë paralajmëruar se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e efekteve neurologjike për të ndihmuar në diagnostikimin e hershëm dhe për të përmirësuar rezultatet e pacientit.
Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të identifikuar saktësisht pse disa pacientë Covid-19 po zhvillojnë komplikime neurologjike, përfunduan studiuesit.