Koronavirusi/ Studimi i fundit tregon se sa qëndron virusi nëpër sipërfaqe të ndryshme
Në sipërfaqe si doreza e derës, gota qelqi, takëmet e tavolinës dhe objekte si celulari, koronavirusi reziston nga minimumi 3 sekonda në maksimumin 2 minuta. Gjithçka varet nga materiali, temperatura dhe lagështia.
Ky është përfundimi i një kërkimi i publikuar në revistën “Physics of Fluids”, realizuar në 6 qytete në Amerikë, Azi dhe Australi dhe drejtuar nga doktorët e Institutit indian të Teknologjisë në Bombei, Rajneesh Bhardwaj dhe Amit Agrawal.
Rezultatet e këtij studimi gjithashtu mund të shpjegojnë përhapjen e ngadaltë ose të shpejtë të infeksionit në një qytet të veçantë në krahasim me të tjerët. “Ky mund mos të jetë faktori i vetëm, por sigurisht që llogarit edhe nivelin e rritjes së infeksionit”, -tha Bhardwaj.
Sapo pikat që mbartin virusin të jenë avulluar, shpjegojnë studiuesit, virusi i mbetur vdes shpejt, kështu që mbijetesa dhe transmetimi ndikohet drejtpërdrejt nga sa kohë piklave mbeten të paprekura. Për këtë studiuesit panë kohën e avullimit të pikave të pështymës të llojeve të shumta të sipërfaqeve në New York, Chicago, Los Angeles, Miami, Sidnei dhe Singapori, të cilat kanë temperatura dhe nivele të ndryshme lagështie.
Doli se në të vërtetë temperatura më e lartë e ambientit bën që piklat të thahen më shpejt, duke zvogëluar në mënyrë drastike shanset për mbijetesë të virusit. Në vendet me lagështi më të lartë, megjithatë pikat mbeten më gjatë në sipërfaqe dhe, sipas autorëve, shanset për mbijetesë të virusit rriten. Për shembull, hulumtimi shqyrton kohën e tharjes së një pikle në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar, në 25 gradë, dhe një mjedis të jashtëm në 40 gradë.
Në 25 gradë koha e avullimit për pikat e vogla është 6 sekonda, e cila rritet në 27 sekonda për pikat e mëdha. Në 40 gradë koha e avullimit zvogëlohet me 50%.
Sidoqoftë, koha e avullimit të një pike rritet pothuajse 7 herë me rritjen e lagështisë nga 10% në 90%, duke u bërë më e madhe se 2 minuta për pikat më të mëdha në kushte të lagështi e lartë. Si pasojë, sipas autorëve, ky mund të jetë një problem me rritjen e lagështisë në zonat bregdetare gjatë verës dhe në vendet në Azi, ku do të ketë stuhi midis korrikut dhe shtatorit.