Krijohet liqeni i parë artificial ku mund të bësh sërf

Në Angli është krijuar liqeni i parë artificial me dallgë ku mund të bësh sërf.

Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.

Sipas “The Guardian”, për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë dhe dallgët vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrethinat e liqenit artificial do të ndërtohen edhe restorante e kafene, që do të shërbejnë për pushuesit.

Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?