Krimineli më mizor i të gjitha kohërave, “spastruesi” i Stalinit

Kriminelët më të mëdhenj në histori, konsiderohen njerëz që kanë drejtuar vende më të fuqishme në botë, si Hitleri apo Stalini. Megjithatë, fakt është se ata nuk i kanë bërë ekzekutimet personalisht.

Përkundër kësaj, disa nga mizoritë më të këqija në historinë njerëzore nuk do të kishin qenë të mundura nëse ata nuk do të kishin pasur në dispozicion njerëzit që do të kryenin aktet makabre. Dhe njëri ndër ta është edhe Vasilij Blokhin – ekzekutuesi kryesor i Stalinit.

Gjenerali i shëndoshë dhe i pamëshirshëm sovjetik, i cili kishte vrarë rreth 10 mijë njerëz gjatë luftës së dytë botërore dhe “spastrimeve” të Stalinit, është emëruar nga Libri i Guinesit si “xhelati më efikas në histori”.

Fermeri i cili deshi "të përlyente duart"

Kur ai ishte i ri, ëndërronte të bëhej një fermer. Megjithatë, në këtë rrugë e kishte penguar Lufta e Parë Botërore, transmeton Telegrafi.

Kur mbaroi lufta, Blokhin u bashkua me Partinë Komuniste dhe pastaj policisë sekrete bolshevike.

Atje ai u vu re nga Stalini, duke e vlerësuar si një person që nuk kishte frikë që të “përlyente duart”. Për shkak të mizorisë së tij, u promovua shpejt me njeriun kryesor në departamentin për ekzekutim.

Edhe pse ai kishte një ekip të njerëzve poshtë tij, kurrë nuk u ndal personalisht për të kryer ekzekutimet, dhe veçanërisht ndjehej i gëzuar kur duhej të bënte vrasjen e armiqve të nivelit të lartë të partisë, siç ishin shkrimtari Isaac Babel dhe gazetari Mikhail Kolstov.

Megjithatë, krimi i tij më i keq ishte masakra në pyjet e Katinit në vitin 1940, kur, me urdhër të Stalinit, për rreth 28 ditë kishte bërë ekzekutimin e 7,000 gjeneralëve polakë. Për këtë edhe ishte dekoruar me një urdhër të veçantë.

Blokhin, aq shumë dashuronte punën tij, sa që ndonjëherë kishte bërë vrasjen e 300 njerëzve, vetëm në një ditë. Uniformën e tij e kishte dizajnuar vetë dhe arma e tij ishte një pistoletë gjermane Walter.

SHKARKO APP